Frika gjer në palcë

Nëse doni t’i sundoni njerëzit, duhet t’i mbani nën presion të frikës – thotë i famshmi Paulo Koeljo. Kaluan shumë vite, secila më katastrofë se paraprakja, kurse pushteti gjithnjë më i fortë dhe  më i inkurajuar. Jo nga sukseset, por me ndihmën e mbjelljes frikë. Pushteti ka instaluar një frikë piramidale. Nga fundi e gjer në maje. Në fakt gjendja piramidale as që mund të ekzistoj pa frikë piramidale. Me rëndësi është që të gjithëve t,u futet frika në palcë. Të papunësuarit duhet të frikohen nga ajo në mos të humbin sigurimin. Socialët në mos t,u ndërprehet ndihma. Bujqit në mos t,u ndërprehen subvencionet virtuele. Arsmitarët në mos të humbin punën. Dyqnxhijtë e biznesmenët frikohen nga inspektorët. Studentët nga profesorët partiak. Gazetarët nga pronarët. Pronarët nga ministrat, e ministrat nga premieri. Premieri nga familjari. A kryetari nga të gjithë.

Frika duhet të jetë në vazhdimishtë në zgjërim. Frika nga përmbaruesit, nga gjykatat, nga policët, nga postjeri, nga procedurat e nga kush jo!? Kaq frikë – jetën ta terron. Për ate edhe ferrat të këqia na duken si trandofile të bukura. Terri më i madhë na ndodhi që kur lindi dielli i Verginës. Që andej u verbuam. E tani edhe sikur të kemi sy të shëndosh, truri në është i sëmurë.Dhe masovisht me dyshim shofim të mundshmen kurse thellë besojmë në të pamundëshmen. Kështu, çdo ditë falas shesim pjesë nga vetvetja.

Frika më efikase është frika nga më e keqja. Atëherë njerëzit të frikur nga shumë e keqja, të keqen ekzistuese e trajtojnë si të mirë. Pasi në botë ka edhe shumë më keq. Pushteti na mbush kokën se ka të kqia shumë më të mëdha.Përndryshe ne për “duing-biznis” qenkemi të katërtit në  botë, por të parët për nga varfëria. Por, me rëndsi është që njerëzit të frikohen e të mos ankohen nga e keqja që kemi. Ajo që akoma s’ka mbëri më e keqja është meritë e pushtetit dhe premierit të tij. Premierit i cili me vetëdije ka ngatërua të kaluarën e erët dhe të ardhmen e ndritshme. I cili mendon se e kaluara e rejshme duhe të jetë zavendësim për të tanishmen dhe të ardhmen. Por, edhe ne dukshëm i ndihmojmë. Ndoshta ne e ndërton një përmendore durimi. Këso durimi merriton shumë më tepër. Tani kemi arrijtë gjer aty sa të kemi shumë njerëz, por jo edhe – njeri. Të kemi shumë udhëheqës, por jo edhe  – udhëheqës. Pasi më të dobtit i kemi shpall si më të mirët. E tani me një këmbë jemi mbi botën e përrallave e me tjetrën mbi buzë të një kanjoni të thellë.

Frika ushqehet duke burgosur gazetarë, mjekë, oponentë politik, gjykatës dhe shumë të tjerë. Por, habit ajo se si ne kemi ngatëruar matësin e frikës. Të moshuarit kanë më tepër respekt ndaj frikës nga pushteti se sa brengosje për ardhmërinë e humbur të fëmijve të tyre. Më të rijtë, nga frika nuk mund të kuptojnë se më mirë është të vajtojnë në vend të vetin se sa të këndojnë në të huajin. Kurse të gjithë asesi të kuptojnë se për dallim nga politika, jeta nuk i ka dy mandate.

Mbellja frikë, tani më ka tejkaluar kufijtë shtetëror, madje edhe mendjen e shëndoshë. Pushteti është i bindur se çdokend mund të frikoj, madje edhe të jashtëmit. Maqedonia do të shkojka në përqafim të Rusisë nëse Perëndimi nuk bjen në mend! Botën do ta frikojmë më përrallën e Lavrovit se integrimi i Serbise, Malit të Zi dhe Maqedonisë në Perëndim – paraqet kërcnim për Rusinë. ,,Pasi mund të bëjë që Maqedonia të ketë oferta të hapta nga pretendimet e Rusisë, kurse nuk kemi kurfar reagimesh pozitive nga EU dhe NATO,, -do të deklaroj dhe pyes një vmro-vc para komisioneve kompetente parlamentare, ku merrte pjesë edhe evroambasadori Aivo Orav. Këtu na qenka edhe baza ushtarake ruse në madhësinë e Bondstil-it në Nish! Madje edhe këshilltari joformal i kryetarit nuk lëshon raste që të nxijë Brukselin e Vashingtonin, duke ngritur lartë Moskën. Frika gjer në palcë.

Epo, të dashur të mi pushtatar të ri, fundi ju afrohet.Në vend  që të akuzoni gjithë botën, këthehuni pak kah shefi i juaj. S’bënë të jeni kaq shërbetor të dëgjueshëm. Vet shefi i juaj me ndihmën e antikës u dhuroj fletë Grekëve që tani ata në çdo hap na blokojnë! Besoj se ate nuk e ka bërë nga mosdija. Në fund të fundit, thuani tij që në vend të vajit, akuzave dhe arsyetimeve le t’i zgjidhë problemet. Ashtu siç i zgjidhën Sllovenët, Kroatët, Serbët, Kosovarët dhe të gjithë tjerët që janë pak a shumë normal. Pyetne për ate se si korrupsioni këtu na qenka shndërrua në problem me përmasa destabilizimi! Pyetne për mediumet dhe dialogun politik! Mos edhe ju me frikë! Volers deklaroj se – nuk don që të shef rastin e Ukrainës në Maqedoni për shkak të korrupsionit! Pyetne për gjykatat e (pa)varura! Por, ne për fat të keq e kemi sjell gjendjen gjer aty sa pushteti të pyet kurse ne të përgjigjemi!

Kështu e ka jeta. Shpesh në jetë me shumë ashpërsi luftojmë për ideale, e që pastaj të kuptojmë se kemi luftuar për lajthitje. Pasi në vend të mendjes ka vendosur xhepi.Por, të helmoni kaq shumë njerëz, nuk mund që të mos të helmoheni edhe vet. Pastaj do ta kemi shumë vështirë që të gjejmë aq dozë të normales që të korrigjojmë kaq shumë dozë të jonormales.

Lajme të ngjashme

Back to top button