Aksident në rrugën Tetovë-Jazhincë, humbin jetën dy të rinj

Dy persona kanë humbur jetën kurse disa të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore gjatë një aksidenti në afërsi të fshatit Tearcë gjegjësisht në rrugën Tetovë-Jazhincë. Aksidenti ka ndodhur të dielën orës 14.30 ndërsa mësohet se të dy viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa disa të tjerë janë transferuar për në klinikën e Tetovës dhe në Klinikat e Shkupit, raporton Tv Koha.

Në aksident janë përfshirë tre vetura edhe atë BMW e drejtuar nga N.P 24 vjeçar nga fshati Leshkë, Krajsler poashtu me targa të Tetovës e drejtuar nga V.K nga Reçica e Vogël dhe Opel Vektra e drejtuar nga D.A 20 vjeçar nga fshati Përshefcë.
Burime policore kanë bërë të ditur se jetën e kanë humbur dy bashkëudhëtarët në veturën BMW edhe atë D.V 21 vjeçar nga fshati Leshkë dhe L.B 16 vjeçare nga fshati Jegunocë, kurse vozitësi i kësaj veture ka përfunduar me lëndime dhe pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Tetovës është dërguar për kurim në klinikat e Shkupit.

Dy bashkëudhëtarët në veturën Krajsler dhe vozitësi janë mbajtur për shërim në spitalin e Tetovës, kurse poashtu edhe vozitësi i Opel Vektrës është ndalur për shërim në klinikën e Tetovës. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e policisë dhe të prokurorisë të cilët zhvilluan hetimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button