Shkëndija e humbi derbin para 10 mijë shikuesve

Skuadrat elitare të futbollit vendor iu kthyen garave për titullin e kampionit. Tetova ishte në qendër të vëmendjes ku u luajt dhe derbi i xhiros së 11-të në mes Shkëndjës dhe Vardarit.

Ndeshja u luajtë në praninë e më shumë se 10 mijë tifozëve të cilët kishin përgatitur një koreografi të mrekullueshme duke i dërguar dhe mesazhe UEFA-s për incidentin e ndodhur në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Ndeshjen e filluan me lojë të hapur që të dy ekipet, ndërsa ishin mysaforët që shumë shpejt ndëshkuan Shëkdnijën. Petkovski ka shënuar vetëm pas pesë minutsh lojë, ndërsa në minutën e 15-të shënoi edhe Grnçarov. Që punët të shkojnë edhe më keq për shkëndijën, ishte minuta e 26-të, kur Ivan Mitrov pasi gaboi në mbrojtje, bëri edhe një nderhyrje të palejuar, që detyroi gjyqtarin e ndeshjes ta denoj direkt me karton të kuq. Edhe pse me një lojtarë më pak Shkëndija tentoi në disa raste përmes Alimit dhe Vrucina të rrezikoj portën e Vardarit, por me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë që në fillim Shkëndija kërkonte golin dhe kjo ndodhi në minutën e 73-të, kur zëvendësuesi Demir Imeri duke dashur të krosoj, topi befasoi portierin Jovanoviq i cili i dha shpresë Shkëndijës se do të arrijë të bëjë kthesën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Dje skuadra e Rabotniçkit në teren vendas me rezultat 3:0 e ka mundur Renovën. Dueli Peliteri – Horizonti u mbyll ma gola 0:0.
Rezultatet: Shkëndija – Vardari 1:2, Bregallnica – Teteksi 3:1, Sileksi – Metalurgu 2:1, Rabotniçki – Renova 3:0, Pelisteri – Horizonti 0:0 / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button