Analizë: De-spinimi i një spini

nametnat-ustav-2-debata
Njëri nga aktivitetet e shumta: kultivimi i përfitimeve demokratike – debat për ndryshimet e propozuara kushtetuese. Foto: FSHHM, 2014

 

Një prej mënyrave më efikase për de-spinim është analiza përkatëse e lajmit të spinuar, identifikimi i mangësive (keqinformimet e integruara madje edhe gënjeshtrat e dukshme) dhe prezantimi jo vetëm i së vërtetës, por edhe i shkeljes eventuale të së drejtës që bëhet me dhe nëpërmjet spinit. 

 

Shkruan: prof. D-r Mirjana Najçevskaeksperte për të drejtat e njeriut 

 

Spini është pjesë e propagandës dhe paraqet vegël të preferuar të politikanëve (veçanërisht atyre që vetëm më gjenden në pushtet): Në çastin kur një numër i madh i medieve në një shtet janë të vendosur në një rol të varur  ose në lidhje tejet të afërt me strukturën në pushtet, spini paraqet vegël bazë për veprim politik. Në situata kur spini bëhet vegël e rregullt e veprimit politik dhe betejës politike, bëhet e domosdoshme zhvillimi i metodave për de-spinim, me qëllim që të shmanget rreziku që gënjeshtra e përsëritur mijë herë të bëhet „e vërtet“.

Jo secili spin duhet de-spinuar. Gjegjësisht, ka spine të parëndësishme që nuk kanë ndikim thelbësor mbi mendimin publik. Por, ka spine që paraqesin pjesë të kampanjës më të gjerë mediatike dhe që krijojnë qëndrim të gabuar tek më shumë persona. Këto spine duhet de-spinuar ngamediat që do të identifikojnë spinin.

Një prej mënyrave më efikase për de-spinim është analiza e përshtatshme e lajmit të spinuar, identifikimi i mangësive (keqinformimet e integruara madje edhe gënjeshtrat e dukshme) dhe prezantimi jo vetëm i së vërtetës, por edhe i shkeljes eventuale të së drejtës që bëhet me dhe nëpërmjet spinit.

Vetëm si shembull do të marrimspinin për shpenzimin e mjeteve financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, që para do kohe u paraqit në më shumë medie, por nuk oshte, ose nuk ishte de-spinuar siç duhet (një prej mënyrave të pakta për të despinuar, madje edhe si pjesë e një analize më të gjerë, u bë nga artikulli i Utrinski Vesnik, pastaj e transmetuar në mediet tjera).

PJESA E PARË E SPINIT ndërlidhet me pyetjen: Ku shkuan 92 miliona euro të Sorosit? Dhe me spin – përgjigjen e dhënë menjëherë: duke marr parasysh se publiku nuk ka projekte konkrete, ose „Rrjet joqeveritar dhe i medieve në vend të projekteve – Kush i „ngrëni“ parat e Sorosit?“.

Mënyra më e thjeshtë për de-spinim të pohimit të lartpërmendur është numërimi i të gjitha projekteve që ka përkrahur ose zbatuar Fondacioni dhe gjitha donacionet materiale për periudhën konkrete. Vetëm si shembull:

  • 1993 – mes tjerash: plotësimi i fondit të bibliotekave në shkolla, pajisje për fakultetet (farmaci, elektro-teknikë, pylltari, mjekësi…), materiale dhe pajisje për spitale, pajisje për Akademinë e Shkencave, për muze, teatro … Pjesa më e madhe e parave në këtë periudhë janë harxhuar për ndihmë humanitare dhe mjekësore
  • 1994 – mes tjerash: kompjuterë për shkolla të mesme, trajnime për mësimdhënësit, pajisje për mbrojtje të pasurive kombëtare, përkrahje për refugjatët nga Bosnja dhe Hercegovinës. Pajisje mjekësore …
  • 1996 – mes tjerash: ndihmë për fakultetet (libra, pajisje, financim i konferencave dhe vizita të ngjarjeve profesionale), përkrahje të bibliotekave, formimi i internet rrjetit të parë në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, pajisje mjekësore dhe materiale për spitale
  • (…)
  • 2007 – mes tjerash: përmirësim të kushteve të jetesës së romëve, ruajtjen e trashëgimisë jetësore
  • (…)
  • 2009 – mes tjerash: vetëpunësimin e të rinjve, zhvillimin e mjediseve rurale, ndihmë për fermerët e vogël për ruajtjen e pronave familjare bujqësore (rajoni lindor dhe qendror i Maqedonisë), përkrahje për gratë në vendet rurale, përkrahje të artizanalëve në Berovë, …
  • (…)

Cekja e emrit të plotë të Fondacionit është pjesë me rëndësi të madhe në këtë por edhe në pjesët e ardhshme. Lidhja e Fondacionit me emrin Soros turbullon pasqyrën e veprimit të saj dhe mënyrën (burimet) e fitimit të mjeteve financiare  më të cilat më tutje financohen projektet konkrete.

PJESA E DYTË E SPINIT ka të bëj me aktivitetet e parapara dhe investimet е që mund të bëhen me këto para, ose: Çfarë mundej të bëhet me paratë e FSHHM? Pjesa më  madhe e medieve që shpërndajnë spinin theksojnë aktivitete konkrete dhe investime konkrete ku kanë mundur të përdoren paratë e Fondacionit (për shembull: autostrada, ndërtimi i zonave teknologjike-industriale për zhvillim (ZTIZH), fabrika).

De-spinimi i kësaj pjese duhet bërë duke u thirrur në Ligjin për shoqata dhe Fondacione.

Sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione:

E drejta për shoqërim të lirë realizohet nëpërmjet shoqërimit në shoqata, fondacione, asociacione dhe forma organizative të organizatave të huaja (në tekstin e mëtutjeshëm: organizata)  për realizimin e qëllimeve dhe veprimtarive të tyre, dhe mbrojtjen e të drejtave, interesave dhe besimeve në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Organizatat janë të pavarura në drejtimin, përcaktimin dhe realizimin e qëllimeve të parapara me statutin e tyre në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Akti për themelim të Fondacionit përmban qëllimet e Fondacionit.

Me statutin rregullohen – qëllimet e Fondacionit dhe veprimtaria me të cilën realizohen qëllimet e Fondacionit.

{Parashtrohet pyetja me të cilën drejtë mediet përzihen në përcaktimin e lirë të qëllimeve dhe veprimtarisë së një fondacioni, nëse ata nuk janë të kundërta me ligjet dhe kushtetutën? Dhe me cilën të drejtë ata kërkojnë që Fondacioni të vepron në mënyrë të kundërt me aktin për themelim dhe statutin që i ka fituar në mënyrë legjitime në Republikën e Maqedonisë? Vet përzierja dhe thirrja që Fondacioni të vepron jashtë akteve të miratuara, paraqet kërcënim dhe vështirësim i veprimit të fondacionit të formuar legalisht dhe duhet sanksionuar në mënyrë përkatëse.}

Organizatat nuk mund të themelohen për të pasur fitime.

{Nxitja e një organizate të tillë të investon mjetet financiare në mënyrë që paraqet realizimin e profitit, kurse hapja e fabrikave sipas definicionit paraqet një shembull të tillë, gjegjësisht kërkesa nga mediet që këto mjete të shpenzohen në aktivitete që nuk janë paraparë di qëllime të organizatës me statut dhe program, paraqet nxitje për thyerje të ligjeve, dhe si e tillë duhet sanksionuar.}

 

PJESA E TRETË E SPINIT  ka të bëj me vlerësimin e qëllimeve për të cilat janë shpenzuar pjesë e parave të Fondacionit. Në disa prej medieve shumë drejtpërdrejtë theksohet se bëhet fjalë për „Miliona portale të pavlefshme thjeshtë të hedhura“.

De-spinimi duhet të zhvillohet nëpërmjet realizimit të të drejtave qytetare dhe politike dhe liritë themelore të garantuara me marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Maqedonisë (dhe me këtë të pranuara si pjesë e legjislaturës kombëtare). Gjegjësisht, mohimi i dallueshmërisë (madje edhe partiake), ndërhyn në fushën e vegimit të pluralitetit si themel i demokracisë

 

PJESA E KATËRT E SPINIT është sigurisht edhe më e papërpunuar dhe më e lehtë për de-spinimi: Soros në Maqedoni ka harxhuar 92 milionë euro, zero fitim për shtetin.

Në de-spiniminduhet theksuar projektet që paraqesin përkrahjedhe fitim për shtetin, dhe si të tilla janë ose të përkrahura nga shteti ose të pranuara si donacione, ose janë pjesë e marrëdhënies partnere mes Fondacionit dhe shtetit. Vetëm si shembull:

  • 2007 Iniciativa për shëndet mental që e ka zbatuar Ministria për punë dhe politika sociale. / Politikat për trajnim të nëpunësve shtetëror, projekt i zbatuar nga Agjencia për nëpunës shtetëror.
  • 2009 Arsimi për të varfrit, projekt ku partner organizata është Ministria e arsimit dhe shkencës. / Reforma penale-ligjore, që zhvillohet në partneritet me Ministrinë e drejtësisë.

De-spinimiduhet të përfshin edhe elementin e pagesave. Gjegjësisht, gabohet shumë nëse deklarohet se shteti nuk ka fitime nga milionat e përmendura. Edhe nëse nuk i përfshijmë gjitha projektet bursat, trajnimet, kurset dhe investimet e drejtpërdrejta materiale, mbetet fakti se PËR SECILIN DENARË TË SHPENZUAR PAGUHEN PAGESAT PËRKATËSE PËR SHTETIN. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi që gati se pa përjashtim në vendet anëtare të BE-së jo vetëm që Fondacionet janë të liruara nga këto pagesa por mjetet e dhuruara shërbejnë si bazë për lirim nga tatimet! Me tatimin e këmbëngulës, Maqedonia futet në grupin e shteteve të udhëhequra nga Rusia.

 

PJESA E PESTË E SPINIT ka të bëj me ndërtimin e përshtypjes se bëhet fjalë për uzurpimin e shtetit nga ndonjë entitet të jashtëm (sipas disa medieveMaqedonia tani më 21 vite është e poseduar nga Sorosi).

De-spinimiduhet të tërheq vëmendjen kah mundësitë ligjore që shteti i ka s i përket entiteteve të jashtme, që i thyejnë ligjet dhe nuk e respektojnë të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare. Domethënë, ose bëhet fjalë për shkelje të ligjeve (dhe kjo duhet proceduar she sanksionuar në mënyrë përkatëse), ose bëhet fjalë për shpifje (ose fajësim se dikush ka kryer ndonjë vepër penale pa mos pasur baza për një pohim të tillë).

 

PJESA E GJASHTË E SPINIT është diçka që gjithashtu kërkon de-spinim. Gjegjësisht, financimi i organizatave joqeveritare ndërkombëtarisht të pranuara siHuman Rights Watch kurrsesi nuk mund të konsiderohet si komponentë negative nga pikëpamja e shpenzimit të parave në skenën më të gjerë (botërore), edhe përskaj konotacionit të dhënë në kontekst të tërë spin tekstit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button