Kreu nuk ndryshon, Shkupi radhit fitoret (VIDEO)

Në kuadër të ditës së sotme janë luajtur ndeshjet e xhiros së 10-të të Ligës së Dytë, ku ekipet e kreut kanë vazhduar të mos ndryshojnë pozitat e tyre. Skuadra e Shkupit mbetet edhe më tutje e pamposhtur, kësaj radhe ka mundur skuadrën e Dritës në Bogovinë me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Muharrem Bajrami në minutën e 29-të, ndërsa hero i ndeshjes padyshim se është portieri Suat Zendeli, i cili ka mbrojtur penalti në minutën e 55-të, të cilën e ekzekutoi Ertan Hasan.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje Albrim Shaqiri në pjesën e parë bëri një gabim të madh, duke mos akorduar penalti për Shkupin, kur kishte ndërhyjre të pastër ndaj Bujamin Asanit, ndërsa në pjesën e dytë akordoi penalti për Dritën, duke qenë afër njëmbëdhjetësshit ku gjithçka ishte evidente. Por Shkupi arriti të mbrohet deri në fund dhe me kundërsulme të shpeshta të kërkojë edhe golin e dytë, që nuk e shënoi deri në fund për të përfunduar ndeshja 1:0.

Vëllazërimi ka mundur Napredokun në derbin lokal, gjithashtu me vetëm një gol të shënuar në minutën e 70-të nga Kushtrim Ballazhi. Edhe Gostivari ka shënuar fitore me shumë vlerë për tu shkëputur nga ndjkësit tjerë, duke e mundur “Skopjen” me rezultat 1:0. Golin e shënoi Zejdan Alili, i cili e befasoi portierin me një goditje dënimi të ekzekutuar jashtë 16-shit në minutën e 65-të.
Në ndeshjet tjera Kozhufi dhe Euromilku barazuan 1:1, Makedonija Gj.P – Mlladost CD 4:0. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button