Hendbollistet e Çairit në seri 3 nga 3

Se Çairi po bëhet vatër e sportit dhe se shumë ekipe që gravitojnë në këtë Komunë po sjellin rezultate të lakmueshme, këtë e dëshmon edhe klubi hendbollistik i vashave Çairi. Janë luajtur ndeshjet e xhiros së tretë të Ligës së Parë, ndërsa vashat nga Çairi kanë arkëtuar edhe fitoren e tretë, kësaj radhe duke e mundur ekipin “ZRK Kiçevo 2010” me rezultat 29:19.

Në këtë ndeshje te ekipi i Çairit më efikase ishte hedbollistja Melisa Ajdini e cila kishte shënuar 6 gola, nga 5 gola kanë shënuar Ena Drpljanin dhe Tamara Georgievska. Lojë maestrale kishte treguar edhe Rina Rexhepi e cila në disa raste ishte udhëheqëse e disa kundërsulmeve.

Trajnerja e ekipit Mia Islami ka mbetur shumë e kënaqur nga loja e treguar nga vashat e saja. “Kjo është një e arritur shumë e madhe për ne, ndërsa me këtë po dëshmojmë se fitoret e para që i morëm ndaj dy kundërshtarëve shumë të fortë siç ishin Gostivari dhe Kumanova nuk janë të rastësishme. Vashat luajtën me shpirt dhe dhanë shumë forcë për të marrë suksesin e radhës dhe i përgëzoj të gjitha”, tha Islami.

Këtë fitore vashat nga Çairi ja dedikojnë pikërisht trajneres së tyre Mia Islami, e cila dje ka festuar ditëlindjen e 55-të, me çka ajo tha se ka marrë dhuratën më të mirë që është e mundur, e ajo është fitorja në Kërçovë. Përndryshe edhe KH Çairi ka festuar një ditëlindje tjetër, pasi që muaji tetor është muaji kur është themeluar klubi që tani ka mbushur 6 vite. Ndeshjen e radhës ekipi i Çairit e luan kundër ekipit “Ovçe Pole” në Sveti Nikole. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button