Berati gati për titullin Ballkanik

Karatesti i njohur Berat Jakupi (-84kg) gjatë fundjavës do të luftoj për titullin e gjashtë Ballkanik për senior, i cili fillon sot në Ohër.
Meçin e parë kampioni shqiptar do ta ketë sot me fillim në ora 17:00 në konkurrencë individuale, ndërsa të dielën do të garoj në konkurrencë ekipore.
Trajneri i tij dhe i klubit të karatesë “Fati” nga Gostivari, Arlind Huseni është optimist i madh para kësaj gare.
“Berati është i përgatitur maksimalisht, edhe në aspektin psikologjik. Nuk ka asnjë lëndim, dhe të shtunën pres që të shënoj fitore, duke u shpallur për herë të gjashtë kampion i Ballkanit.” – tha Huseini.

Lajme të ngjashme

Back to top button