Rikthehen garat në futbollin vendor

Pas angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë në ndeshjet eliminatore për Francë 2016, kthehen ndeshjet edhe në Ligën e Parë dhe atë të Dytë.

Më në fund kthehet futbolli edhe në arenat sportive të vendit. Pas angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë në ndeshjet eliminatore për Francë 2016, kthehen ndeshjet edhe në Ligën e Parë dhe atë të dytë. Pa dyshim se derbi i xhiros në Ligën e parë do të luhet në Tetovë, ku takohen Shkëndija dhe Vardari i Shkupit.

Ekipet e Ligës së Parë të futbollit në vend pas po thuajse dy javë pushim për shkak të ndeshjeve eliminatore të reprezentacionit të Maqedonisë, këtë fundjavë u kthehen garave për titullin e kampionit. Xhiroja e 11-të, hapet me ndeshjet Rabotniçki – Renova e cila luhet sot në Shkup dhe dueli tjetër në Manastir në mes Pelisterit dhe Horizont Turnovës. Kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në Tetovë, kur të dielën do të përballen Shkëndija dhe Vardari. Nën hijen e këtyre tre takimeve do të zhvillohen edhe ndeshjet Bregallnica – Teteksi dhe Sileksi – Metalurgu. Të gjitha ndeshjes luhen në ora 14:30 minuta.

Pamje nga ndeshja në Çair, Shkupi - Drita
Pamje nga ndeshja në Çair, Shkupi – Drita

Edhe në Ligën e Dytë do të ketë mjaft duele interesante, e që ekipet i luajnë ndeshjet e xhiros së 10-të.  Derbi ndeshja do të zhvillohet në Bogovinë, ku takohen Drita dhe Shkupi, në Kërçovë luhet derbi lokal në mes rivalëve Napredokut dhe Vëllazërimit. Gostivari në fushë të saj e pret skuadrën e “Skopjes” nga Shkupi. Ja dhe duelet tjera Makedonija GjP – Mlladost CD dhe Kozhufi – Euromilk. gjithashtu edhe në ligën e dytë të gjitha ndeshjet luhen me fillim në orën 14:30. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button