Sony përditëson pajisjet Xperia Z me Android 5.0 Lollipop

Pas Motorola-së dhe HTC-së, një tjetër kompani teknologjike ka vendosur që të përditësojë telefonat e saj inteligjentë me sistemin operativ Android 5.0 Lollipop.

Bëhet fjalë për kompaninë Sony, e cila njoftoi se ka në plan t’i përditësojë telefonat e saj me sistemin operativ më të fundit të krijuar nga Google.

Pajisjet që do të përditësohen me sistemin Android 5.0 Lollipop janë: Xperia Z, Xperia ZL, Xperia ZR, Xperia Tablet Z, Xperia Z1, Xperia Z1S, Xperia Z Ultra, Xperia Z1 Compact, Xperia Z2, Xperia Z2 Tablet, Xperia Z3, Xperia Z3v, Xperia Z3 Compact, dhe Xperia Z3 Tablet Compact. Telefoni inteligjent Sony Z Ultra Google Play Edition do të jetë i pari që do të marrë këtë përditësim. Ndërsa pjesa tjetër e telefonave do ta marrin përditësimin nga fillimi i vitit 2015, duke filluar me seritë Xperia Z3 dhe Xperia Z2, dhe pastaj me radhë.

Pajisjet e tjera të Sony-t, të cilat nuk janë në listë, nuk do ta marrin këtë përditësim.

Lajme të ngjashme

Back to top button