Forcat Speciale Serbe bëhen gati të bombardojnë Prishtinën?

Ngritja e tensionit serbo-shqiptar është më e larta që prej pas luftës në Kosovë. Ndeshja Serbi – Shqipëri ka hedhur në sipërfaqe edhe njëherë urrejtjen serbe mbi shqiptarët. “Vrisni dhe preni që shqiptari të mos ekzistoj” ishin thirrjet e pandërprera të 35 mijë serbëve në stadiumin e Partizanit.

Ndërsa sot një dit pas vizitës së presidentit rus në Beograd, Vladimir Putin, ku ushtria serbe bëri edhe një paradë ushtarake vjen provokimi i radhës.

Faqja zyrtare e “Forcave Speciale Serbe” ka publikuar në Facebook, një fotografi të dy raketa-hedhësve për të cilët thonë se mund të gjuajnë aq largë sa të bombardojnë Prishtinën.

“Nora152mm” mund të hedh gjylet deri në 50 kilometra që do të mjaftonte për të granatuar Prishtinën”, shkruajnë serbët./Zeri/

Forcat Speciale Serbesss

 

Lajme të ngjashme

Back to top button