Nexhipi, Demiri, Ejupi e Bajrami, urojnë “Ballistët” dhe Shkëndijën

Pasi që “Ballistët” dhe Shkëndija kanë marrë përgjigjen pozitive nga “Ecolog”, nuk kanë reshtur dhe mesazhet me urime të përzemërta nga shumë sportist, punonjës të sportit dhe njerëz të ndryshëm nga jeta publike. Gjithashtu përmes profileve të tyre që kanë shkruar janë edhe ish-futbollistët e Shkëndijës, të cilët edhe i dhanë suksesin më të madh, titullin kampion. Nderim Nexhipi, Muzafer Ejupi, Sedat Berisha, Ertan Demiri, etj.

Nderim Nexhipi nga Rumania ku po luan me ekipin e FC Vaslui, në profilin e tij ka shkruar: “Vazhdimisht kam përcjell situatën e Shkëndijës dhe hapin e Ballistëve me moton “Ecolog thuaj PO”. Foto të shumta anembanë botës janë publikuar dhe kjo më bën krenar që isha pjesë e këtij klubi dhe këtyre tifozëve. Ekipi i Shkëndijës me Kompaninë e njohur “Ecolog”, mendoj që nuk do të ketë të ndalur, dhe pres të jetë ekip evropian. Ata do të kenë plan afat gjatë dhe mendoj se kjo është gjeja më e rëndësishme për klubin. Me të vërtet jam i lumtur dhe i dëshiroj shumë suksese Shkëndisë dhe edhe njeher kisha thënë Respekt për kompaninë Ecolog në krye me z.Lazim Destanin që vendosi të investon ne futbollin e Maqedonisë”, ka përfunduar Nexhipi.

Shkurt në profilin e tij ka shkruar edhe Ertan Demiri i cili me Partizanin e Tiranës po zhvillojnë fazën përgatitore në Greqi: “Për hajr insh-Allah…sukseseeeee…”, ndërsa edhe Muzafer Ejupi anëtar i kampionit shqiptar Skënderbeu nga Korça në profilin e tij në facebook ka shkruar: “Urime Shkëndijë…e meritove këtë…”.

Edhe Muharrem Bajrami, ka uruar: “Urime të gjithëve, sidomos “Ballistëve” për mundin, respekt për “Ecolog”-un insh-Allah suksese”, ka shkruar Bajrami, me të cilin “Ballistët” kishin filluar bisedimet dhe pritet që ditëve në vazhdim të konkretizohet marrëveshja e mundshme. / Portalb    

Lajme të ngjashme

Back to top button