Shkëndija – Vardari luhet pa tifoz mysafir

Përfaqësuesit zyrtarë të KF Shkëndijës dhe KF Vardarit kanë arritur marrëveshje të përbashkët që grupet e tifozëve dhe simpatizuesit e dy klubeve mos marrin pjesë në dy ndeshjet që pasojnë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit në Tetovë dhe Shkup.

Vendimi për marrëveshjen e arritur KF Shkëndija dhe KF Vardari e prezantuan në mbledhjen teknike të organizuar në ‘Shtëpinë e futbollit’ në të cilën morën pjesë persona përgjegjës nga Ministria për Punë të Brendshme e RM-s, përfaqësues nga Komisioni për siguri pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe personat zyrtar nga sektori garues i FFM-së.

KF Shkëndija dhe KF Vardari në bashkëpunim me Federatën e futbollit të Maqedonisë kategorikisht kanë potencuar se do t’i kundërvihen gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit, vandalizmit dhe jo tolerancës, për çka bashkërisht vlerësojnë se duhet të jenë sa më larg arenave sportive dhe për këtë do të ndërmerren të gjithë masat në drejtim të përmirësimit të ambientit futbollistik.

Federata e futbollit të Maqedonisë në aktivitet të përbashkët me dy klubet sërish rikujton se në futboll nuk ka vend për nacionalizëm, jo tolerancë dhe dhunë. Federata e futbollit të Maqedonisë ndërlidhet me platformën e UEFA-së dhe FIFA-s për respektimin e lojës dhe gjithë segmenteve të saj. Të respektohet loja, të respektohen rregullat, arbritrat, kundërshtarët, tifozët. Të respektohen dallimet.

Në terrenet sportive duhet të mbizotërojë shpirti sportive dhe mbështetja. Ndeshjet të jenë festë për dashamirët e vërtetë të futbollit, ndërsa të gjithë ata që vërtet nuk e duan sportin dhe futbollin duhet të qëndrojnë jashtë arenave sportive.

Lajme të ngjashme

Back to top button