10 pyetjet që duhen bërë për të mos u martuar me njeriun e gabuar

Në përgjithësi, për çdo vendim të rëndësishëm në jetë u duhen dhënë përgjigje disa pyetjeve themelore apo kardinale, siç i quan Frank J. Yates, profesori i marketingut dhe psikologjisë në universitetin e biznesit në Michigan, i cili rendit për revistën “Time” 10 pyetje (që një burrë apo një grua e shek. XXI) duhet të bëjë para se të shkojë drejt atij vendimi.

1. Nevoja
Çfarë më imponon mua për të marrë një vendim nëse duhet të martohem apo jo?

2. Kush/çfarë
Me kë mund të konsultohem për t’u siguruar nëse kam gjetur partnerin e duhur?

3. Investimi
A po investoj mjaftueshëm burime për të marrë një vendim siç duhet?

4. Opsionet
A kam dalë mjaftueshëm me gra/burra të ndryshëm për të qenë i/e sigurt që ky/kjo është “E vetmja”?

5. Mundësitë
Ajo që unë parashikoj për të ardhmen është diçka e bukur. A jam duke eliminuar çdo gjë potencialisht negative dhe pse?

6. Gjykimi
A do të jem i aftë të siguroj të ardhurat që partneri im pret?

7. Vlera
Disa zakone apo rituale më  fyejnë. A do të përshtatem unë me to, apo ato do të më përzënë mua?

8. Ujditë
Partneri im është kaq brilant, sa unë ende nuk e kuptoj kur mërzitem prej tij/saj. Në ç’moment ky konstatim gënjen?

9. Pranueshmëria
A e pëlqen familja dhe shoqëria ime atë? Nëse jo, si mund të merrem me këtë çështje?

10. Implementimi
Si mund t’i propozoj që përgjigja të jetë një “Po” me gjithë zemër?

Lajme të ngjashme

Back to top button