Tetova për çdo ditë me ajër të ndotur, mjekët alarmojnë për pasoja

Tetova sivjet mbanë rekordin me ajrin më të ndotur. Nga 288 ditët e kaluara në bazë të matjeve të bëra 233 ditë qytetarët kanë frymuar ajër të ndotur ku përqendrimi i materieve kancerogjene ka qenë i madh , disa herë mbi masën e lejuar.

Me këtë numër të ditëve me ajër të ndotur, Tetova lë pas Novo Lisicen ku ka pasur 150 ditë me ajër të ndotur.

Situata bëhet më e ndërlikuar kur lejimi maksimal me ajër të ndotur është më së shumti 35 ditë gjatë një viti.

Jo vetëm gjatë këtij viti, tetovarët frymojnë ajër me përqendrim të madh të grimcave të dëmshme me vite edhe atë dhjetë herë mbi normën e lejuar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së ambientit jetësorë, ndotja e ajrit në Tetovë ja tejkalon Shkupit dhe Velesit.

Mjeku Ratko Davidovski, specialist i higjienës dhe ekologjisë mjekësore në Qendrën e shëndetit publik në Tetovës, shkaqet e ndotjes disavjeçare në Tetovë janë të shumta duke filluar nga djegia e deponisë, shtimi i numrit të veturave, mospasja e hapësirave të mjaftueshme të gjelbra.

Sipas Davidovski, në mënyrë plotësuese gjendjen me ndotjen e rëndon pozita gjeografike e qytetit që nuk mundëson freskimin e ajrit. Sipas tij kjo gjendje do të ndikojë keq në shëndetin e qytetarëve tetovarë nëse nuk merren masa.

Lajme të ngjashme

Back to top button