Aksident në Shkup, makina përplas këmbësorin

Një person ka marrë dëmtime pasi u përplas nga një makinë teksa kalonte rrugën.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, në bulevardin “Partizanska” në Shkup.

Identiteti i të dëmtuarit nuk është bërë ende i ditur.

Ai po kalonte rrugën duke shtyrë biçikletën e tij, kur makina “Seat” në lëvizje e përplasi.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimin e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button