Memeti reagon te autoritetet e burgut, rregullat lejojnë 10 kilogram ushqim nga familjarët

Pas denoncimit të Portalb të ankesave të familjarëve të të burgosurve për rastin Monstra, Avokati i popullit Ixhet Memeti, ka reaguar tek autoritetet e burgut të Manastirit që të respektohet lejimi i pakos së ushqimit  prej 10 kilogramëve për të burgosurit.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, deklaron për Portalb se të burgosurve do tu lejohet marrja e pakos së ushqimit prej 10 kilogramëve aq sa është e lejuar me rregullore.

“Në bazë të ligjit dhe rregullores  çdo vizitor ka të drejtë deri 10 kg të fut ushqim për të burgosurit. Familjarët e dinë këtë, por ka familjarë të cilët çojnë më tepër sasi të ushqimit edhe në  raste të tilla  ndodh që të mos i lejojnë ti fusin brenda anë burg.

Memeti,  thotë se pas reagimit që ka bërë pas ankesës së familjarëve të të burgosurve për rastin “Monstra”, autoritetet e burgut të Manastirit kanë deklaruar se familjarët kanë ofruar më shumë sasi ët ushqimit se normat e lejuara prej 10 kilogramëve.

Avokati i Popullit thotë se pakoja e lejuar e ushqimit prej 10 kilogramëve nuk guxon të mos lejohet nga autoritete e burgut të Manastirit dhe për këtë ka dërguar njerëzit e tij për të verifikuar gjithçka rreth ankesave të familjarëve të të burgosurve për rastin “Monstra”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button