Të enjten ekspozita “UNË JAM”

Qendra Informative – Kulturore në Shkup organizon ekspozitën kolektive të titulluar “UNË JAM”. Në këtë ekspozitë planifikohet të prezantohen  gjashtë artiste tashmë të dëshmuara, si: Zake Prelvukaj, Burbuqe Berisha, Eliza Hoxha, Mjellma Goranci Firzi, Blerta Surroi dhe Arlinda Hajrullahu.

Ekspozita do të jetë shumë e pasur për arsye se do të përmbajë punime nga mediumet e ndryshme artistike (pikturë, vizatim, fotografi, video, qeramikë, lexim publik etj) dhe si e tillë mendojmë se do të jetë mjaft atraktive për publikun.

Ekspozita do të mbahet me  16 tetor,2014 (ditë e enjte) në sallonin e ekspozitës Imperial  2, me fillim në orën 20:00.

Ekspozita do të zgjasë deri me 19 tetor 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button