Samsung pesëfishon shpejtësinë e Wi-Fi-së

Samsung e ka prezantuar një standard të ri të internetit Wi-Fi. Teknologjia e gjigantit të industrisë me 60GHz transmeton të dhëna në Wi-Fi në 4.6Gbps, ose 575MB për sekondë.

Kjo është një rritje prej pesëfish nga shpejtësia aktuale prej 866Mbps, ose 108MB për sekondë, që është në dispozicion me standardin e sotëm të Wi-Fi. Me shpejtësinë e re të rrjetit nga Samsung, një film me 1GB merr më pak se tre sekonda për të transferuar mes pajisjeve.

Samsung ka qenë në gjendje të shpëtojë rrjetin nga ndërhyrjet në kanalet e internetit, pavarësisht nga numri i pajisjeve që janë duke e përdorur atë në të njëjtën kohë.

Samsung gjithashtu njoftoi se teknologjia e tij e re e rrjetit përfshin një metodë që lejon pajisje të shumta të lidhen në një rrjet, në të njëjtën kohë.

Pasi që brezi prej 60GHz të jetë i komercializuar, Samsung shpreson që ta përdor këtë standard të Wi-Fi-së për telekomunikacionin, pa dyshim duke e ofruar atë në telefonat e saj të ardhmen./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button