Shitje rekorde të aksesorëve të iPhone 6

Sipas kompanisë analitike NPD Group, Apple nuk është e vetmja kompani e cila ka korrur fitime të majme nga hedhja në treg e telefonave inteligjentë iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Raporti tregon se aksesorët e iPhone 6 kanë kapur një fitim prej 249 milionë dollarësh gjatë dy javëve që kaluan.

Kjo është një rritje prej 43 për qind krahasuar me dy javët kur iPhone 5c dhe iPhone 5s u prezantuan. Në atë kohë, aksesorët e këtyre telefonave sollën 195 milionë dollarë fitime për kompani të ndryshme.

Këllëfët janë ndër aksesorët më të kërkuar për dyshen më të fundit të iPhone 6. Prodhuesit e tyre duke përfituar nga imazhet e nxjerra para hedhjes në treg të telefonave kanë arritur që të krijojnë modele të ndryshme këllëfësh që para hedhjes në treg. Por, edhe mbrojtësit e ekraneve gjithashtu kanë sjellë fitime të majme, pasi shitja e tyre ka pasur një rritje prej 120 për qind./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button