Gjendet e vdekur 21 vjeçarja S.A në ujërat e lumit Vardar në Sarqinë të Tetovës

Një 21 vjeçare e martuar është gjetur e vdekur në mëngjes në fshatin Saraqinë në Tetovë.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës bën të ditur për Portalb se në mëngjes rreth orës 10 e 30 minuta trupi i vajzës 21 vjeçare S.A. është parë në ujërat e lumit Vardar në fshatin Saraqinë, nga i shoqi i saj Z.A. dhe familjarë të tjerë.

“Gjatë mbrëmjes vajza është paraqitur si e humbur nga familjarët në stacionin policor në fshatin Grupçin. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion nga ku do të bëhen të ditur shkaqet e vdekjes”, thotë për  Portalb, zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button