Rast tjetër me Ebola në SHBA, preket një punëtore shëndetësore

Departamenti i Shëndetësisë në Teksas të Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se një punëtore shëndetësore ka rezultuar pozitive ndaj virusit vdekjeprurës Ebola.

Ajo ka trajtuar viktimën e parë nga ky virus në SHBA, Thomas Duncan, i cili ka marrë virusin në Liberi dhe ka vdekur këtë javë në Teksas.

Infermierja, e cila nuk është identifikuar, është personi i parë në Shtetet e Bashkuara që merr virusin Ebola, por që nuk ka vizituar Afrikën perëndimore. Mbi 4,000 njerëz kanë vdekur nga ky virus në Liberi, Siera Leone dhe Guine.

Autoritetet amerikane kanë urdhëruar pesë aeroportet më të mëdha të vendit që të kontrollojnë udhëtarët që arrijnë nga këto vende./ SotNews

Lajme të ngjashme

Back to top button