Shtetasi britanik Colins Jeffry nuk ka vdekur nga virusi “Ebola” 

Rezultatet nga analizat që u kryen në laboratorin në Hamburg të Gjermanisë, thonë se vdekja nuk është si pasojë e virusit vdekjeprurës.
Lajmi i tillë u dha nga udhëheqësja e Sektorit për Mbrojtje Preventive të Shëndetit, pranë Miistrisë së Shëndetësisë, Jovanka Kostovska.

Ajo njoftoi gjithashtu edhe ndërprerjen e karantinës dhe lirimin e 25 personave, që u mbajtën të mbyllur në hoteli “Super 8”, ku ndërroi jetë shtetasi britanik.

Shkaqet e vdekjes do të përcaktohen me anë të autopsisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button