Edhe një foshnjë në karantinë në hotelin te Mavrovasja

Sonte vonë duhet të arrijnë rezultatet nga analizat të kryera në Hamburg të Gjermanisë, të cilat duhet të tregojnë arsyen e vdekjes së shtetasit të Britanisë Kolin Xhefri.

Jovanka Kostova nga Komisioni për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së shëndetësisë thotë se mostrat para një ore kanë arritur në Hamburg por rezultatet do të dalin në mbrëmje.

Në ndërkohë, në hotelin “Super 8” ndodhen gjithsej 25 persona të mbyllur në karantinë, mes tyre edhe një foshnjë.

‘Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, duke përfshi edhe foshnjën. Ekipet mjekësore ndodhen në hotel dhe personat janë në mbikëqyrje të vazhdueshme”, tha Kostovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button