LUFTË PËR GASPËRÇUESIT

Projekti gazsjellës ballkanik – TAP (Trans-adriatic Tipelines) shndërrohet në realitet. Kjo falë lobimit të fuqishëm të Atinës, Tiranës dhe Romës në qendrat e vendosjes, por këtu dukshëm ka ndihmuar edhe gjendja në Ukrainë. Ky sistem do të transportoj gaz natyror nga kufiri turk, përmes Greqisë veriore, Shqipërisë jugore, Otrantit, gjer në Itali e Evropë. Gazi do të merret nga megasistemi TANAP në Turqi dhe qëllimi është që të zvogëlohet ndikimi energjetik rus në raјon dhe Evropë si tërësi. Nga 880 kilometra gjatësi, 540 kilometra do të kalojnë nëpër Greqi, kurse 160 kilometra nëpër Shqipëri, pastaj përmes Otrantit sistemi do të kyqet me Italinë dhe Evropën. Ekspertët parashofin edhe një degë e cila do të mund të vazhdoj nga Mali I Zi, BeH, Kroecia etj.

Në vitin 2013, Greqia, Shqipëria dhe Italia, në Atinë nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e gaspërcuesit TAP, dhe se edhe vet janë të gatshme që të investojnë rreth një miliard evro. Struktura aksionare e furnizuesit TAP është – kompania zvicrane „Arho“, ajo norvegjeze „Statoil“, ajo gjermane „Е.ОN“, por këtu interes tregojnë edhe kompanite – „ASPROFOS“ e cila i takon koncernit „Helenic Petroleum ( ELPE)“, gjiganti britanik „BP“, kompania spanjolle „Enagas“ dhe ajo azarbejxhane „Socar“. Pritet që në vitin 2020, Evropa të filloj të furnizohet nga ky sistem.

Sistemi ka peshë të madhe për Evropën, pasi dukshën zvogëlon ndikimin energjetik rus në Evropë, në rend të parë nga kompania “Gasprom”, e cila paraqet armatim të rëndë energjetik dhe politik në duar të Rusisë. “Gasprom” tani më ka filluar të ndërtoj gaspërçuesin “Rrjedha Jugore”, i cili duhet të kaloj nëpër Bullgari, Serbi, Hungari dhe të vazhdojë për në Evropën Perëndimore. Këtij projekti pa sukses provoj t’i konkuroj projekti gaspërçues NABUKO, por i njëjti mbeti vetëm në letër për shkak të interesimit të dobtë të investitorëve. Që nga kriza e gasit në vitin 2009, kur Rusët mbyllën ventilët e gasit për Ukrainën (me pretekst se çmimi është tejet i ulët për këtë shtet dhe pagesa në vonesë), UE pagoj çmim shumë të shtrejt. Që atëherë Evropa vrapon pas diversifikimit të furnizimit të saj nga më shumë kanale dhe kjo mbetet orientim parësor politik i saj.

„TAP“ përkrahet edhe nga Komisioni Evropian, i cili njëherit është i gatshme që edhe finansiarisht të ndihmoj. Pëmres këtij projekti, gasi kualitativ azarbejxhanas do të transportohet gjer te dhjetra shtete evropiane. Me gazin azarbejxhanas administron konzorciumi i fuqishëm „Shah Deniz II“i cili posedon liçencë për eksploatim të gazit në sasi prej 16 miliardë metra kub në vit. Shumë me rëndësi është që edhe kjo kompani përkrah sistemin TAP si transportues të gazit për Evropën juglindore, për Italinë dhe Evropën Jugore. Agjensioni Ndërkomëtar për Energji parashef se nevoja për gas në Evrop dukshëm do të rritet, edhe ate prej të tanishmes 526 miliardë metra kub në vit, në 622  miliardë metra kub në vitin 2030.

Pas shpërthimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë, UE dërgoj kërkesë gjer te disa shtete ballkanike ku tani më “Rrjedha jugore” kishtë filluar me ndërtimin, që të pushojnë pune, pasi projekti gjoja nuk qenka konform standardeve evropiane. Kjo mund dukshëm ta komplikon gjendjen politike me Rusinë, madje duke sjellë gjer në masa retorzive, që do të nënkuptonte mbylljen e ventileve për gasin e saj për shtetet e Unionit Evropian. Sankcionet e tanishme perëndimore e kanë përgjysmuar rritjen ekonomike ruse (tani ajo ka rënë në një përqind) dhe kjo ka shkaktuar shqetsim serioy nw Maskw. Nervoza ruse mund të pasoj me ndërprerjen e furnizimit me gas UE-së. Për dallim nga SHBA, e cila duke iu falenderua Frakingut nuk ka shumë varshmëri për import të gasit, shtete evropiane janë shumë të varura nga gazi rus. Një e katërta e gasit që harxhohet në EU vjen nga Lindja. Në Gjermani kjo përqindje madje është më e madhe – reth 39%.

Ku jemi ne këtu? Si gjithëherë – askund. Disa herë kemi shkrua se Maqedonia për mend ka humbur Korridorin 8, që nënkupton humbje dhjetra mijardë evro investime. Gjithë kohën pushteti ishtë i zënë me luaj, kuaj dhe gomarë. Poashtu pushteti aktual ka imazh tejet negativ në Bruksel dhe Vashington dhe si i tillë e ka tejet vështirë të loboj atje. Qeveria jonë lëvdohej me “Rrjedhën Jugore” gjoja se ai projekt do të tranzitoj përmes Maqedonise, kurse në fund fitoj vetëm një degëz për furnizim. Por, tani kur “Rrjedha Jugore” është pezulluar, ajo ka shansin që pjesërisht të bëhet faktor rajonal tranzitues energjetik, duke u lidhur me TAP-in nga Shqipëria apo Greqia, me çka pos vetes, do të furnizonte edhe Kosovën e Serbinë. Por kodi mental i menaxhuesve të kësaj qeverie me vjet drita është larg asaj që emërohet interes zhvillomor shtetëror dhe qytetar. Nga ky projekt Maqedonia do të fitonte pozicion të favorshëm gjeopolitik, furnizim të brendshëm dhe rajonal, shumë punësime dhe rreth 30 milion evra në vit fitim nga tranziti. Ja, provoni së paku një herë nga këto dhjetë vite të bëheni të përgjegjhëm!

Lajme të ngjashme

Back to top button