Zendeli: “Do të sigurojmë Evropën”

Një nga skuadrat që është më stabile në kampionatin e Maqedonisë, pa dyshim se është Renova nga Xhepçishti. Kur kanë mbetur edhe tre ditë deri në fillimin e kampionatit, kjo skuadër po zhvillon përgatitjet e fundit.

Sezonin e ri Renova e hap me duelin ndaj Napredokut të Kërçovës. Sipas fjalëve të portierit Suat Zendeli, ekipi është përgatitur mirë dhe shpresojnë se do të kenë një nismë të mbarë. 

“Kemi zhvilluar përgatitje cilësore dhe intensive, duke bërë dhe testime me disa ndeshje kontrolluese, që na kanë lënë të mendojmë se do të kemi një sezon të suksesshëm. Pa dyshim se synim do të kemi të arrijmë daljen në arenën ndërkombëtare, kemi një ekip solide ku janë gërshetuar futbollistë cilësor dhe të rinj, që presim të jep frytin e shëndoshë”, është shprehur portieri me përvojë Zendeli.

Skuadra e Renovës në afatin kalimtar është përforcuar me disa futbollist nga ekipi i Shkëndijës si është Mexhit Neziri, Elmedin Rexhepi, Nenad Mishkovski si dhe Mirand Maksuti nga Tearca dhe disa futbollist nga ekipi i juniorëve.

Kampionati i Maqedonisë fillon këtë të dielë e në bazë të shortit Renova në ndeshjen e parë do të jetë mysafire e Napredokut në Kërçovë, ndeshje kjo që do të luhet me fillim në orën 18:00. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button