Sot rezultatet nga Gjermania se a ka “Ebola” në Maqedoni

Pasditen e së shtunës pritet të mësohet nëse virusi “Ebola” ka depërtuar edhe në Maqedoni.
Autoritet bënë me dije se rezultatet nga laboratori gjerman, që duhet të tregojnë të vërtetën e vdekjes së shtetasit britanik, pritet të mbërrijnë sot pasdite.

Shtetasi britanik, identiteti i të cilit u zbardh  nga Ambasada e Britanisë së Madhe, vdiq pas tre ditë lëngimi.

Mësohet se i ndjeri Colin Jeffry (58) nuk kishte pranuar të vizitohej në mjek dhe vetëm pasi ishte ndjerë shumë keq, kishte kërkuar ndihmën mjekësore. Ai ishte mbyllur për tre ditë në dhomën e hotelit.

Simptomat e sëmundjes që i mori jetën shtetasit britanik janë të ngjashme me ato të virusit “Ebola”.

LEXO: Deri më tani, asnjë shenjë të Ebolës në Maqedoni

LEXO: Shkup, britaniku i vdekur ishte ish drejtor i “Xhonson Meti”

LEXO: Pak e besueshme që ebola të jetë arsyeja për vdekjen e shtetasit anglez

Lajme të ngjashme

Back to top button