Këshillat për ta shndërruar partnerin në një mashkull romantik

Filmat romantikë shihen si një ideal që nuk ekziston.

Por nga ana tjetër, ne femrat përfundojmë duke imagjinuar dhe duke besuar se, nëse ai nuk na propozon, ose nuk bëjmë një udhëtim në Paris, te Kulla Eifel, në një natë me re, nuk na dashuron vërtet! Ndaj reflektoni përpara së gjithash ndaj asaj se çfarë do të thoshte romanticizmi për ju, dhe përse ia keni nevojën: nëse dyshoni në dashurinë e tij, por që më pas gjithçka mund të zgjidhej edhe me një tufë me lule, problemi nuk qëndron tek ai!

 Mos pretendoni një ndryshim radikal

Nuk bëhet fjalë për ta ndryshuar partnerin dhe për ta shndërruar atë në një person që në të vërtetë nuk është, por për të forcuar cilësitë e tij romantike, që me siguri i posedon paksa. Pranoni faktin se nuk do të jetë kurrë personi më romantik në botë, por gjithsesi, është i “zgjedhuri” juaj dhe se e dashuroni pavarësisht çdo gjëje, apo jo!

Jepni ndonjë ndihmë

Ndonjëherë, kujtimi i momenteve të rëndësishme nga ato më pak të veçanta, është lodhje më vete, por gjithsesi juve do t’u pëlqente që ai të jetë më i kujdesshëm në këtë pjesë. Blini një kalendar dhe qarkoni në të datat tuaja të shënuara, që ju kanë lënë mbresa të paharrueshme. Për shembull, vizatoni shenjën e zemrës në ditën tuaj të përvjetorit, ose në atë të Shën Valentinit. Po kështu, mund të shkruani ngjarjet më të rëndësishme, të cilat ju përfshijnë të dyve.

Vlerësojini gjestet e tij romantike, sado të vogla që të jenë

Nëse i kushtoni vëmendje vetëm gjërave që ai nuk i bën, nuk mund të vlerësoni gjërat që në fakt ai i bën. “Ndaluni” një moment dhe vëzhgoni gjestet e vogla romantike që ai bën me sforco të madhe apo të vogël, dhe forcojani ato. A të ka përgatitur ndonjëherë, apo të ka gatuar një pjatë që ty të pëlqen shumë? Pranojeni ashtu siç është dhe mos harroni t’i thoni se sa bukur dhe romantike është nga ana e tij, që ai bën gjërat që juve ju pëlqejnë më shumë.

Jepni shembullin e mirë

Nuk mund të marrësh nga ai gjëra që edhe ju nuk jeni në gjendje që t’i jepni. Bëjini të ditur se sa romantike është që personat e dashuruar të bëjnë gjeste romantike. Por kujdes! Nuk po flasim për gjërat që të tjerët mund të bënin për ju, por për gjërat që mendoni se do t’i pëlqenin atij dhe që ai i konsideron romantike. Me fjalë të tjera, nëse nuk i pëlqejnë lulet, mos i dërgoni një tufë të tillë në zyrë. Por nëse i pëlqejnë piknikët, mund të bëni një të tillë. Bëhuni ju të parat një shembull i bukur i romanticizmit për të!

Bëni hapin e parë

Për shembull, mos prisni që t’ju ftojë ai për të shkuar në atë restorantin e bukur që është hapur para pak ditësh…flitini ju e para për të! Ndoshta në fillim nuk do të jetë entuziast dhe mbase mund të vijë sa për t’jua bërë qejfin; kjo gjë është romantike në fakt. Më pas, mbase mund të argëtohet shumë duke pushuar së menduari se romanticizmi nuk është sinonim i mërzisë, ndërsa ai do të krijojë një ide më të qartë mbi atë që ty të pëlqen.

Çfarë kuptoni me romanticizëm?

Koncepti i romanticizmit mund të ndryshojë nga personi në person. Ka shumë mundësi që i dashuri, i fejuari apo bashkëshorti juaj, të mos e dijë me saktësi se çfarë kuptoni ju me romanticitet, kështu që thojani! Nuk është e nevojshme që t’i bëni një listë të gjatë, por mund të frymëzoheni nga ndonjë skenë e ndonjë filmi, apo nga ndonjë anekdotë e treguar prej miqve.

Kënaqni pasionet e tij

Ashtu siç mund të jetë për ju e rëndësishme që të kaloni momente romantike, për të mund të jetë e njëjta gjë që të udhëtojë ose të ndajë së bashku momente me miqtë. Edhe pse nuk mund të jetë gjëja që dëshironi më shumë, sforcohuni të bëni aktivitete që i pëlqejnë edhe atij.

Mos i bëni presion

Mos e bëni asnjëherë që të ndihet në faj për mosrealizimin e skenave romantike dhe as mos e krahasoni me ish të dashurit tuaj, apo të fejuarit e shoqeve. Ajo çka ju intereson dhe që ju pëlqen, nuk bëhet me detyrim, apo jo?! Në përgjithësi, presioni jep efektin e kundërt: ai do të ketë më pak dëshirë për të bërë gjëra romantike, ndërsa do të bëhet edhe më i ftohtë me ju.

Lajme të ngjashme

Back to top button