Filmi nga Kosova për të parën herë garon për Oscar

Kosova, Malta, Mauritania dhe Panamaja, për të parën herë kanë dërguar filma për Çmimin Oscar, në kategorinë e filmave në gjuhë të jashtme, ku konkurron numër rekord i filmave, gjithsej 83, kanë njoftuar mbrëmë vonë organizuesit e Akademisë për Dhënien e Çmimit Oscar.

Filmi “Tri dritare dhe një varje” i regjisorit, Isa Qosja, është konkurrimi i parë i Kosovës për Çmimin Oscar, raporton agjencia AFP nga Los Anxhelosi.

Ceremonia do të mbahet më 22 shkurt 2015 në Dolby Theatre në Hollivud .

Afati i fundit për paraqitjen e filmave për çmimet e sivjeme ishte 1 tetori. Çdo vend ka të drejtë ta paraqes një film.

Një javë para 15 janarit, kur shpallen 15 nominimet për të gjitha kategoritë për Oscar, që është kulminacioni i sezonit të çmimeve vjetore në Hollivud, lista e konkurruesve reduktohet në nëntë filma.

Ceremonia e dhënies së Çmimeve Oscar transmetohet direkt në më tepër se disa dhjetëra vende në gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button