Diskutim me akademikët rreth Raportit të Komisionit Evropian

Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) ka realizuar një debat me akademik të njohur të vendit rreth raportit të fundit të progresit të Komisionit Evropian (KE).

Debati i udhëhequr nga zëvendës kryeministrin Fatmir Besimi ishte i mbyllur për mediat ndërsa nga kabineti i tij thonë se debate do të ketë edhe javëve në vazhdim me përfaqësues të sferave tjera e që janë të theksuar në raport dhe të cilët mund të kontribuojnë në zbatimin e reformave.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane  Fatmir Besimi, theksoi se kryesore është që edhe në këtë Raport kemi rekomandim për fillimin e negociatave, me rëndësi kjo për thellimin e mëtutjeshëm të procesit të reformave. Kjo gjithashtu është edhe një konfirmim se zgjerimi mbetet në agjendën e Bashkimit Evropian. Qeveria, tha Besimi, seriozisht i qaset çdo gjetjeje të Raportit. Diskutimi me komunitetin akademik është veçanërisht i rëndësishëm për shqyrtimin e të gjitha rekomandimeve dhe ideve, për tema dhe aktivitete konkrete të cilat do ti ndërmarrim bashkërisht në periudhën e ardhshme.

Ndryshe, në raportin e fundit të progresit, theksohet se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE është në qorrsokak ndërsa kritika kryesore ka për politizimin e gjyqësorit dhe lirinë e mediave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button