Barca barazon, Neymar debuton (video)

Skuadra e Barcelonës ka barazuar në miqësoren që e zhvilloi ndaj ekipit polak, Lechia Gdansk me rezultatin e përgjithshëm 2:2.

Ishin vendasit që të parët kaluan në epërsi përmes lojtarit Jaroslaw Bieniuk në min. e 15, pas një goditje këndi, e që topin e krosuar nga Dawidowicz, me kokë e dërgoi në rrjetë. Rezultatin Barcelona e barazoi dhjetë minuta më vonë në min. 25, përmes Montoyas, pas një asisti të Sergi Roberto. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë. 

Pas pesë minutash me të filluar pjesa e dytë polakët e rikthyen epërsinë përmes Grzelczak në min. e 55.
Rezultatin e barazoi pas dy minutash, lojtari më i mirë i globit, Leo Messi, e që doli të ishte edhe i fundit. Lojtarët e Barcelonës patën edhe raste të tjera por që nuk arritën t’i konkretizonin. 

Vlen të theksohet është se blerja më e bujshme e këtij viti e Barcelonës, braziliani Neymar debutoi dhe luajti dymbëdhjetë minutat e parë për ekipin e Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button