Populli i Kosovës dhe etapat e integrimit të saj në termin ,,Kosova Laike’’

Populli i Kosovës? Kur përmendet ky emër sikur më rënqethet trupi, menjëher na kujtohen vështirësit që ka kaluar ky popull para një dekade, mjerimin, vuajtjen dhe gjithçka të keqe që mund të përjetojë një popull.

Të kujtojmë disa momente nga Lufta…

Ulëritma e britma deri në qiell, por edhe luftë deri në vet flijimin për të mos iu nënshtruar armikut, për të ruajtur nderin…Nuk janë trojanët që duan të luftojnë armikun…Janë gratë dhe vajzat shqiptare ato që me heroizmin dhe trimërinë u përballën me pushtuesin mizorë deri në flijim. Jo në një kohë të lashtë, por pak vite më parë. Nuk mbeti vajzë dhe grua e pafajshme pa u përdhunuar, çdo grua shtatzënë në mënyrë mizore është malltretuar duke ja nxjerrë fëmijën nga barku, duke ja prerë barkun para syve të familjarëve të saj, nuk mbeti burrë në shtëpi pa u marrë peng, pa u vrarë e pa u masakruar, trupat e shumicës prej tyre madje ende nuk janë gjetur…

Pas gjithë këtyre malltretimeve e vuajtjeve, si mund të jetë gjendja psiqike e mendore e këtij populli? Pastaj, të mendojmë një herë nga erdhi ky termi ,,Kosova Laike’’?

E dijmë të gjithë kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin e Kosovës, po të mos ishin ata, ne nuk do ishim tani ‘‘sovran’’. Mendoni se ndihma e tyre ishte e pastër dhe pa kthim? Jo të nderuar… Ata çliruan Kosovën, në mënyrë që ta kenë në pëllëmbë të dorës, që ta kenë në mbikqyrje shtetin tonë për çdo zgjedhje parlamentare e presidenciale, krahas ‘‘demokracisë’’ që ne posedojmë, ata përsëri vendosin. Armët kimike që prodhon Amerika, testohen tek palestinezët, pikërisht tek një popull musliman i pafajshëm..Si qendra e Globalizimit njihet SHBA, dhe fatkeqësisht Globalizimi të shpien tek krishterimi,,, Mendoni se SHBA do ti donte muslimanët e Kosovës?Pas ndihmës në Luftën e Kosovës, një popull i traumatizuar mund të manipulohet e të manovrohet me të shumë lehtë drejt një populli Laik… Cila demokraci ndalon Shaminë nëpër shkolla? Cila demokraci lejon burgosjen e të gjithë Hoxhallarve? Është njejtë sikur një mjek të bënte një krim, dhe të burgosen të gjithë mjekët e Kosovës, të dëmtonte shëndetsin e popullatës,,në këtë rast të dëmtonte fejën islame….

Ndoshta nuk ka kaluar shumë kohë nga lufta, vetëm një dekadë, kujtimet i kemi ende të freskëta dhe mendimet e trubullta, por ne jemi njëpopull i shkolluar me shumë ambicje për jetë, dhe jam shumë e sigurtë se herët apo vonë  populli jonë do të jetë me plotkuptimin e fjalës SOVRAN, dhe do ti kthehet rrugës së vërtetë….

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Vetem ne paragrafin e pare,gjej dy gabime gjuhesore.Sikur te mirrnit mundin te mesoni gjuhen shqipe para se t’i thonit vetes gazetare?E dini qe ekziston fjalori SHQIP-SHQIP?E para gje qe duhej te mesonit per te qene gazetare do te duhej te ishte:te dini te shfletoni nje fjalor dhe te korrigjoni veteveten dhe shkrimet tuaja.Ju jeni aq te sigurte qe dini mjaftueshem,aq sa jam une e sigurte per atdhedashurine tuaj

    1. Sikur ju Zana te koncentroheshit ne mesazhin qe kjo autore (megjithese e re ne moshe) deshiron te percjell nepermjet shkirmit te saj dhe jo ne gabimet drejtshkrimore?!
      Fundja, nuk eshte pune e shkrimtares/publicistes (por jo gazetares sic e quani jo..dini te beni dallim mes ketyre titujve ju?) te kontrolloje gabimet drejtshkirmore, pasi kjo eshte pune e lektorit, sa per informim.
      Autori/ja i/e ndonje shkrimi duhet te posedoje njohuri te gjuhes dhe drejtshkirmit te saj dhe une e shoh te mjaftueshme ne kete rast dhe disa cikerrima nuk mund t’ia humbin emocionin qe percjell ky shkrim, ashtu sic gjembat nuk mund t’ia humbin trendafilit bukurine!

    2. @zana_ks E ti moj vajze qe aq shume qenke “e lexuar” s’i gjete vetes aspak gabime? Epo ja une po te informoj qe ne shkrime pas pikave e presjeve lihet vend i lire!!! Po fundja shqiptare jemi ne, s’jemi gjalle nese nuk e fyejme njeri tjetrin. Per sarkazem e ironi e para qenke!

  2. Hyna te lexoj kete teskt, te shoh se cka mendon nje vajze e bukur, sepse e pash foton 🙂
    Por me erdh turp per cdo resht me shume qe lexoja dhe e pash veten te skuqur ne fund te tekstit, sikur u mundova ta arsyetoj vajzen e bukur qe mendon keshtu, por nuk munda edhe e gjeta veten ne veshtiresi, prandaj po e shkruaj kete koment duke ju lutur te mos publikoni cdo mendim te cdo kujt, se njerezve u vlojne mendimet ne koke, por nuk jane te gjitha te denja per t’i publikuar ne nje media qe zgjedh mendime per te percuar nje mesazh.

  3. Nuk do merrem me gramatikën, por vetëm me përmbajtjen:
    – Vëlla me vëlla, por gjiza me para – askush nuk të ndihmon për kot, por gjithmonë duhet të ketë pak interes, shteti-përkrahës pak vlera demokratike dhe humane në vete që të të dalë krah, si dhe pak bazë ligjore, që të mund ta arsyetojë ndërhyrjen dhe të të ndihmojë;
    – Po mos na kishte ndihmuar Amerika dhe Gjermania, s’di në ç’gjendje do ishim tani:
    – Më mirë miqësi me Amerikën dhe Evropën se sa me vendet arabe, që përveç deri diku rastit të Malajzisë dhe Turqisë, tjerat nuk lënë përshtypje se meritojnë simpati;
    – Presioni ndërkombëtar është “fati” apo “fatkeqësia” që kanë gjithë popujt e vegjël (e ka këtë edhe Polonia me 35 milionë banorë, por besoj se nuk i prishet qefi shumë, kur kujton Bjellorusinë, po qoftë edhe veten para 40 vitesh!);
    – Presioni ndonjëherë mund të konsiderohet edhe si i mirëseardhur, bile miqësor, sepse ne zakonisht bëjmë zgjedhje të gabuara;
    – Laicizmi është bazë për të pas një shtet të shëndoshë;
    – Çështja e shamisë është çështje tepër delikate, por nuk tregon se sa i avancuar apo i prapambetur mund të jetë një sistem. Është çështje përcaktimi, por zakonisht në shtete laike medresetë kanë rolin e ligjërimit fetar, ku edhe simbolet fetare përputhen me ambientin dhe qëllimin. Ka edhe të tillë që kundërshtojnë shkaku se nuk përmendet në mënyrë eksplicite nëpër librat fetarë, por nuk njoh ende mirë këtë pjesë, e për atë nuk do ta komentoj më shumë;
    – Krishterimi ka po aq shembuj të këqinjë, sa edhe islami politik aktual, por përshtypja ime është se laicizmi është ai që te disa shtete të zhvilluara ka dhënë kontributin për të dalë në pah vlerat demokratike dhe humane, mbi të gjitha (fetë predikojnë moral, por zbatimi është problemi i tyre);
    – Jashtë temës, gazetarja e re nuk mund ta përfshijë në një temë edhe shaminë edhe sovranitetin…kjo si një këshillë nga një dashamir i kualifikuar i gazetarisë;
    – Pa tendencë, ironi dhe aspak dozë sarkazmi, një foto e tillë e gazetares në çdo vend arab do të ishte dënuar së paku me kamshikim!

Back to top button