Vriten dy policë, situatë e tensionuar në Turqi

Dy policë turq janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në një pritë të organizuar ndaj tyre në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Sipas autoriteteve turke, tre policët janë sulmuar derisa po patrullonin në Provincën Bingol, në lindje, ku gjatë javës kishte protesta të mëdha të organizuara nga kurdët, për të shprehur mllefin ndaj politikës zyrtare turke, e cila sipas tyre po rri duarkryq përballë masakrës që po iu kanoset kurdëve sirianë nga militantët sunitë të “Shtetit Islamik”, në qytetin Kobani, 200 metra larg kufirit me Turqinë,transmeton Lajmi.net.

Gjatë javës, të paktën 25 persona kanë vdekur nga përplasjet mes protestuesve kurdë dhe policisë turke, ndërkohë që “Shteti Islamik” vazhdon të përpiqet për të pushtuar qytetin, nga ku vetëm gjatë tri javëve të fundit kanë ikur për në Turqi më shumë se 160 mijë refugjatë kurdë.

Sulmet e militantëve të “Shtetit Islamik” të shpallur në muajin korrik në tokat e pushtuara të Irakut dhe Sirisë, janë pakësuar gjatë dy ditëve të fundit, falë ndihmës që forcave kurde po u ofrohet nga Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve nga ajri.

Lajme të ngjashme

Back to top button