Pak e besueshme që ebola të jetë arsyeja për vdekjen e shtetasit anglez

Përfaqësues të Entit anglez për shëndet publik thonë se është pak e besueshme që vdekja e shtetasit të tyre në Maqedoni të jetë e shkaktuar nga ebola, edhe krahas simptomave të ngjashme.

“Enti për shëndet publik i Britanisë së Madhe është i vetëdijshëm se ekziston raport i pakonfirmuar për shtetasin britanik, i cili vdiq në Maqedoni, i cili ndoshta ka pasur simptoma të ngjashme të ebolas. Ne konsiderojmë se është pak e besueshme që ebola të jetë arsyeja për vdekjen, por do ta vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët e hetimit”, deklaroi Brajan Mekloski nga Enti për shëndet publik të Anglisë, transmetojnë “Indipendet” dhe “Telegraf”.

Britaniku pesëdhjetë e tetë vjeçar vdiq dje pasdite në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Ai ka qëndruar në një hotel të Shkupit, ndërsa pasdite në gjendje të rëndë shëndetësore e ka humbur jetën. Në spital menjëherë janë ndërmarrë të gjitha procedurat e sigurisë, ndërsa personeli që ka pasur kontakt me pacientin është vendosur në karantinë. Në karantinë janë edhe të punësuarit dhe personat në hotelin ku ka qëndruar shtetasi britanik.

“Shanset e mëdha janë që nuk bëhet fjalë për Ebola, por rasti është trajtuar si një rast të mundshëm të Ebola-s. Ebola përhapet në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuar, shkëmbimit të lëngjeve. Rreziku i mundshëm është vetëm ata persona të cilët ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me personin e sëmurë”, tha Jovanka Kostovska nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se nuk ka vend për panik.

Lajme të ngjashme

Back to top button