Taulanti zbuti disfatën e Maqedonisë nga Franca

Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë sot zhvilloi ndeshjen e parë në grupin 12 të turneut kualifikues për fazën elite të Kampionatit Evropian, kur dje u përball me Francën. Në terrenin te ‘Shtëpia e Futbollit’ përfaqësuesja e Maqedonisë që është zgjedhur vendase e këtij turneu u mund me rezultatin 2:1 nga favoriti kryesor, përfaqësuesja e Francës.

Autor të golave për përfaqësuesen franceze ishin Majpi në minutën e 19-të dhe Dembele në të 41-tën. Golin e vetëm për Maqedoninë e shënoi Taulant Sulejmani nga pika e bardhë në minutën e 71.

Ndeshjen e rradhës përfaqësuesja e Maqedonisë do ta zhvillojë nesër (10.10.2014) kundër Bosnjë e Hercegovinës në orën 15:00 në terenin e ‘Shtëpisë së Futbollit”.

Në ndeshjen e dytë në kuadër të xhiros së parë, përfaqësuesja e BeH e arsyetoi epitetin e favoritit, duke mundur bindshëm 5:0 Lihtenshtajnin.

Lajme të ngjashme

Back to top button