Davutoglu: Turqia nuk do të sakrifikojë rendin dhe ligjin e saj

“Qeveria turke nuk do të sakrifikojë rendin dhe ligjin e shtetit të saj-të gjithë duhet ta dini këtë,” ka thënë kryeminsitri turk Ahmet Davutoglu në një “Samit të Sigurisë” që ai mbajti për shkak të protestave masive në Turqinë lindore, në mbështetje të luftëtarëve kurd në qytetin Kubani.

“Disa palë kanë akuzuar Turqinë për heshtje – kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka dallim në mes të qytetarëve të Turqisë dhe popullit të Kobanit” ka thënë Kryeministri turk.

Davutoglu konfirmoi se “19 persona kanë humbur jetën gjatë demonstratave masive të cilat kanë dëmtuar edhe prona private. Protestat ishin në kundërshtim me parimet e demokracisë”.

Ai fajësoi pesë anëtarët e përhershëm të OKB-së duke thënë se ata “kanë përgjegjësinë kryesore për zhvillimet e fundit në Kobani”./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button