Reisi mat kohën me orë dukati të firmës Roleks me vlerë 35 mijë euro

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis Sulejman Rexhepi është vërejtur gjatë urimit të muajit të Ramazanit se mban një orë tepër të shtrenjtë të firmës zvicerane, Roleks, shkruan Dnevnik.

Bëhet fjalë për orën e llojit Yacht-master II 44mm e cila është kombinim i çelikut dhe dukatit. Ora e reisit ngjan shumë me atë që firma e njohur e ka publikuar në katalogun e saj, çmimi i së cilës orë sillet rreth 35 mijë e  500 euro, pasi që është i prodhuar nga 18 karat ari.

Mbetet dilemë se a është kjo orë origjinale apo kopje. Nga kabineti i reisit nuk u përgjigjen se a është ora origjinale apo kopje, mirëpo nëse është kopje atëherë pronari e ka për detyrë që të paraqet në organet kompetente këtë çështje.

Sipas disa njohurive, reisi Rexhepi orën e ka në pronësi që nga vera, pas kthimit nga pushimi në Ulqin, Mal të Zi. Atë ai e ka fituar si një dhuratë nga shokët e tij gjatë qëndrimit në pushim. Nuk bëhet e ditur se pse një mik mund t’i kishte dhënë një orë aq shtrenjtë. Jo oficialisht  kuptohet se bëhet fjalë për një biznesmen të pasur, i cili në atë periudhë kohore ka qëndruar po ashtu në Ulqin për të bërë marrëveshje për blerjen e një hoteli në këtë qytet.

Lajme të ngjashme

Back to top button