Nikolla Gruevski i kënaqur nga raporti i Komisionit Evropian

Kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se rekomandimi i gjashtë nga Komisioni Evropian është vërtetim se Maqedonia është e gatshme që të fillojë bisedimet me BE-në.

“Vazhdojmë në rrugën e integrimeve evropiane dhe kjo kërkon tejkalimin e interesave të ngushta partiake”, ka deklaruar Gruevski në konferencën  përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shkup Aivo Orav i cili dorëzoi raportin e KE për këtë vit.

“Ky raport është treguesi më i mirë se ne edhe për kundër kontestit bilateral me emrin me Greqinë dhe përkundër të gjitha sfidave që janë në rrugën tonë nuk tërhiqemi nga agjenda evropiane”, tha Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button