Gmail bënë ndryshime për shkak të iPhone 6 dhe 6 plus

Në ekranet e mëdha të produkteve të fundit nga kompania Apple, shërbimet e Gmail nuk janë përshtatur si duhet.

Në mënyrë që klientët të mos kenë probleme dhe pamja e tyre të jetë më e pastër, Gmail ka bërë disa ndryshime për aplikacionin iOS.

Në iPhone 6 dhe tek ‘vëllai tij i madh’ që janë në shitje për më se dy javë, kur kanë ardhur meilat, ka pasur probleme në lexim, sepse ekrani i madh bënte që të deformohej struktura.

Në formatin e ri, që është në dispozicion falas për iOS, është dedikuar vetëm për telefonat e zgjuar që janë lëshuar së fundmi në qarkullim nga Apple.

Lajme të ngjashme

Back to top button