Talentet e KF Shkupi vërshojnë klubet e Evropës

E kishim paralajmëruar shumë më herët se talentet e KF Shkupi, shumë shpejt do të bien në sy të klubeve të njohura evropiane. Këtë e kanë dëshmuar duke luajtur në turne të ndryshme ndërkombëtare, e ku kishte skort dhe menaxherë të ndryshëm që dhe kanë qenë shumë të kënaqur nga paraqitjet e futbollistët shkupjan. Janë pikërisht Menderes Hasani, Enis Bardhi dhe Fisnik Zuka që do të luajën në liga të ndryshme dhe me ekipe që kanë dhënë emra të njohur të futbollit evropian.

Menderes Hasani së fundi ka arritur marrëveshje me ekipin suedez të FC Rosengard, skuadër kjo që udhëhiqet nga trajneri shqiptar dhe ish-futbollisti i njohur Agim Sopi.
Kjo skuadër ka një numër të madh të futbollistëve shqiptar, ndërsa në mesin e tyre është dhe portieri shkupjan Blerim Guxhufi. 

(Menderes Hasani ka arritur marrëveshje me ekipin FC Rosengard)

Sipas informacioneve që kemi marrë, kjo skuadër është nën ekip e Malmos, ndërsa nga këru ka dalë edhe një nga futbollistët më të mirë i kësaj dekade, Zlatan Ibrahimoviq, i cili më pas u angazhua në Malmo për të vazhduar pastaj me ekipe të mëdha. 
Në angazhimin e Hasanit ka ndihmuar dhe trajneri i KF Shkupi, Meriton Berisha i cili ka një bashkëpunim të mrekullueshëm me Sopin.

Edhe një nga mesfushorët me tipare sulmuese, Enis Bardhi ka arritur të sigurojë kontratë 6 mujore me skuadrën e Brøndby nga Danimarka, ndërsa fillimisht do të luaj me ekipin U19. Pritet që Bardhi pas 6 muajve të nëhskruaj kontratë profesionale me ekipin që është ndër më të suksesshmit në Superligën e Danimarkës.

(Enis Bardhi tani anëtar i Brøndby nga Danimarka)

Futbollisti tjetër që ka nisur avneturën në evropë, është Fisnik Zuka që gjithashtu duke luajtur me KF Shkupi ka treguar një talent të madh. Është skuadra gjermane Eintracht Braunschweig II, që luan në Ligën e katërt. Zuka i ka kaluar testimet, ndërsa pritet muaji shtator kur Zuka feston 18 vjetorin e lindjes që të marrë dhe kontratë profesionale. Vlen të cekim se Zuka është pjesë e skuadrës U19 që është nisur për në Holanë, ku do të ketë një turne shumë i fortë, me pjesëmarrje të shumë ekipeve të mëdha sikurse është Real Madrid, PSV etj. Pikërisht Fisnik Zuka dhe ekipi i tij Eintracht Braunschëeig II do të përballen me ekipin e mbretërve nga Madridi. 

(Fisnik Zuka te skuadra gjermane Eintracht Braunschweig II)

Janë këto emrat e parë që kanë gjetur angazhim jashtë vendit, ndërsa ka dhe shumë klube tjera që kanë shprehë interes ti kenë në radhët e tyre talentet shqiptare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button