Haxhinjtë pas kthimit në Maqedoni do të jenë 21 ditë nën vëzhgimin e institucioneve shëndetësore

Rreth 1 mijë haxhi të cilët po qëndrojnë në Mekë, pas kthimit nga Haxhi në Maqedoni do të jenë 21 ditë nën vëzhgimin e Institucioneve shëndetësore dhe ato epidemiologjike. Kthimi i tyre që pritet këto ditë, do të jetë me kontrolle më të ashpra se viteve të kaluara. Arsye është virusi vdekjeprurës MERS dhe Ebola.

Siç informojnë nga Inspektorati sanitar vëzhgimi do të kryhet në aeroportin Aleksandri i Madh si dhe në kalimet kufitare. Do të kontrollohen të gjithë dhe do të jetë e obligueshme që të paraqiten në mjek. Inspektorët do ta kontrollojnë edhe ushqimin që ato kanë marrë me vete, sepse simptomat mund të paraqiten edhe pas 10 ditëve.

Përveç haxhinjëve, kontrolle të ashpra po kryhen edhe për udhëtarë të tjerë që vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button