E pabesueshme: Demi u gjunjëzua dhe qante si bebe në hyrje të thertores!

Shumë besojnë se kafshët kanë ndjenja të cilat ne as që mund t’i imagjinojmë. Të njohura janë rrëfimet se nëse ceremonia kryhet si duhet, qengji qetësohet para se të theret për kurban. E, rrëfimi interesant i radhës na vjen nga Hong Kongu i Kinës, dhe tingëllon i pabesueshëm.

Sipas raportimeve, një dem kur u gjet para dyerve të thertores, u ndal dhe u gjunjëzua në këmbët e përparme. Demi, siç thonë dëshmitarët, ishte i mbushur me lot.

“Kur pashë tek dëneste nga frika, nisa të dridhem. Thirra të tjerët. Demi nuk lëvizte vendit, por rrinte ashtu dhe qante, si njëri, si bebe e vogël”, thotë kasapi Shiu, transmeton Telegrafi.

Dhjetë burra të fortë në thertore e panë këtë skenë dhe të gjithë ishin të prekur. Në fund mblodhën paratë për ta blerë demin. Ata e dërguan në manastirin budist, ku do të ketë kujdesin e murgjve.

Një punëtor tha se demi lëvizi vetëm kur punëtorët i premtuan se nuk do ta vrasin.

“Më tregoni, si mundet të kuptojë atë që flet njeriu”, pyet i habitur kasapi Shiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button