Qentë endacak shkak i shumë aksidenteve në komunikacion në Tetovë
Rritet numri i aksidenteve në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar të shkaktuara kryesisht nga kafshët apo nga qentë endacak.
Vetëm në pjesën e Tetovës numri I aksidenteve të shkaktuara nga qentë është 73. Nga Policia e Tetovës apelojnë që drejtuesit e automjeteve, edhe pse ndodhen në autostradë, të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“Rrethoja e autostradës është e dëmtuar në shumë vende. Kjo ju mundëson kafshëve apo qenve që të dalin dhe të lëvizin në autostradë dhe kështu vihet në rrezik jeta e vozitësve dhe bashkudhëtareve.
Për fat të mirë në të gjitha këto aksidente, përveç dëmit material nuk ka vozitës të lënduar rëndë. Por aksidentet e shpeshtuara alarmojnë institucionet përgjegjëse se duhet të merren me këtë problematikë.