Gazetari kosovar është kërcënuar me prerje koke

Gazetari kosovar Visar Duriqi ndodhet nën kërcënimin e xhihadistëve, madje deri në prerje koke.

Denoncimi është bërë nga organizata “Reporterë pa kufij”.

Duriqi, një specialist dhe njohës i mirë i çështjeve që kanë të bëjnë me fenë islame, kohët e fundit shihet prej ekstremistëve si një shqetësim serioz, shkruhet në faqen online të kësaj organizate.

Drejtuesit e kësaj organizate thanë se Duriqi është kërcënuar me ekzekutim me një sërë metodash çnjerëzore, përfshirë edhe prerjen e kokës. Forumi Rinor Mysliman i Kosovës e akuzoi publikisht gazetarin Duriqi më 15 gusht se kishte tradhëtuar fenë islame, përmes qëndrimeve të mbajtura prej tij./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button