Ambasadori rus: Krimeja e shpalli pavarësinë me referendum, Kosova jo

Ambasadori rus në OSBE, Andrej Krelin është shprehur se Krimeja e meriton të bashkohet me Rusinë, derisa populli rus vendosi me referendum bashkimin me Rusinë.

Sipas Krelin, pavarësia e Kosovës nuk është kryer me referendum, por për shkak të interesave të SHBA-ve dhe vendeve perëndimore.

“Ligji është shkelur me invadimin e SHBA-ve në Granadë dhe bombardimin e Serbisë me anë të të cilave kanë marrë edhe Kosovën. Në atë kohë janë vrarë rreth 2000 njerëz dhe një numër i madh janë plagosur. Atëherë nuk është dëgjuar farë lidhur me principet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, ka thënë ambasadori rus në OSBE.

Andrej Krelin ka shtuar në prononcimin e tij për Russia24 se në Kosovë përkundër si u zhvillua në Krime, nuk ka patur as zgjedhje dhe as referendum.

Lajme të ngjashme

Back to top button