A dëshiron të shtohet risku?

Nëse dëshiron që risku yt të shtohet, atëherë mbaji lidhjet farefisnore se me të vërtetë All-llahu ta shton furnizimin!

Nëse ke varfëri apo je nevojtar mbaji lidhjet farefisnore…largohet varfëria nga ti…

Këtë e kam provuar vet më shumë se njëherë…kisha një hallë këtu në mërgim, çdoherë që isha në vështirësi…shkoja dhe e vizitoja…e më pas u furnizoja dhe eliminohej halli im!!

Nëse ju jeni në dyshim atëherë lexojeni fjalën e të Dërguarit të All-llahut ku thotë: “Kush dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe ti zgjatet jeta le t’i mbaj lidhjet farefisnore”.

VERZIONI DESKTOP