Kukësi fitoi boshnjakët, Turnova humbë në Split (VIDEO)

Janë luajtur ndeshjet e parë të xhiros së dytë eliminatore të Europa Ligës. Skuadra e Horizontë Turnovës ka vazhduar të befasojë në garat evropiane, edhe pse në duelin ndaj Hajdukut në Split ka pësuar disfatë me rezultt 2:1, lirisht mundë të themi se ka merituar së paku barazimin. 

Të parët në epërsi kishin kaluar nikoqirët përmes Benkun, ndërsa Bllazhevksi me penallti barazoi në 1:1. Në minutën e 79-të ka shënuar Maloka për ti dhënë epërsi kroatëve, para ndeshjes kthyese në Shkup.

Edhe skuadra e Kukësit ka arritur një fitore të ngushtë në ndeshjen e parë të xhiros së dytë eliminatore të Ligës së Evropës, duke mposhtur në Tiranë, Sarajevën me rezultatin 3:2.

Mesfushori prishtinas, Yll Hoxha ka shënuar golin e parë për skuadrën kuksiane, deri sa dy golat e tjerë i arritën Popoviq dhe Igli Allmuçaj. Në fakt Popoviq i Kukësit në pjesë lojën e parë shënoi autogol, duke drejtuar topin në portën shqiptare. Sidoqoftë, golin e dytë për ekipin boshnjak e shënoi, Haurdiq.

Ndeshjet e kthimit luhet pas një jave Kukësi është mysafire në kryeqendrën e Bosnjë e Hercegovinës në Sarajevë, ndërsa Hajduku i Split vjen në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button