Drita e fitoi Rrufenë nga Miletina

Ekipet vendore kanë vazhduar të testojnë njëra tjetrën, kështu ka ndodhë në mes ekipeve të Dritës nga Bogovina dhe Rrufeja e Miletinës. Ky duel në mes dy ekipeve nga pollogu ka përfunduar me fitore të Dritës, me golin e vetëm që ka shënuar kapiteni i ekipit, Argjend Ramadani.

Në përgjithësi kjo ka qenë një lojë e mirë e dy ekipeve, por dominimi ka qenë i skuadrës së Dritës. Si zakonisht në këto ndeshje trajnerët bëjnë dhe testimin e futbollistëve duke u dhënë mundësi të gjithëve të paraqiten në lojë. Skuadra e Dritës do të vazhdojë me ndeshje kontrolluese, pasi të dielën do të takohet me ekipin e ri të Ligës së Dytë, KF Zajazin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button