Sonte fillon “Nata e Bardhë” në Shkup

Në galerinë Amami i Daut Pashës sonte në ora 20, zyrtarisht do të hapet manifestimi i dhjetë “Nata e Bardhë”. Kësaj radhe ky manifestim do të fillojë me ekspozitë retrospektive me rastin një shekull nga lindja e piktorit dhe karikaturisti Vasile Popoviq-Cico.

Organizator është qyteti i Shkupit dhe janë përfshirë institucione kulturore nën kompetencën e tij dhe institucionet kombëtare, të cilët do të pranojnë vizitorë deri në orët e hershme të mëngjesit. Krahas artistëve vendor, do të ketë edhe mysafirë nga Japonia, Britania e Madhe, Franca, Austria dhe nga të gjitha vendet ballkanike.
Tërë natën për vizitorët do të hapen edhe dyert e Muzeut të artit modern Galeria e QKM , galeritë “Gral” , “ZM” , “Arte”, Galerial 8″, Muzeu i qyteti të Shkupit, Qendra Kulturore-Informative, Salla universale, si dhe kinoja “Milenium” me maratonë filimik 24 orësh nga ora 11.
Do të ketë dhjetë skena me zhanre të ndryshime muzikore, rok, xhaz, hevi-metal, hip-hpop, por ngjarje e posaçme në programin muzikor është performimi i i korit 70-anëtarësh “Prepetum xhezile” nga Sllovenia, në sheshin Pella në orën 21.
Ngjarjet janë falas për vizitorët, si dhe autobusët e NTP të cilët sonte prej orës 19 falas do të transportojnë drejt Qendrës. Prje orës 12 deri në orën 19 falas do të jetë edhe hyrja në Kopshtin Zoologjik si dhe autobusët me numër 8 dhe 15A të cilët kalojnë pranë ZOO.
Në prag të manifestimit kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski para disa ditëve në konferencë për shtyp u bëri thirrje shkupjanëve dhe banorëve nga tërë shteti që në numër sa më të madh ta vizitojnë “Natën e Bardhë” jubilare sepse, siç tha ai, për të gjitha shijet do të ketë ndonjë ngjarje, përmbajtje nga zhanret e ndryshme në shumë lokacione në kryeqytet dhe pothuajse në të gjitha vendet publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button