MPJ: Samaras nuk është i disponuar për dialog të fokusuar

Samaras nuk tregon disponim për dialog të fokusuar dhe intensiv për zgjidhjen e kontestit të emrit në kuadër të procesit të definuar në Kombet e Bashkuara, ndërsa fajin për bllokimin e Maqedonisë, e hedh në llogari të Bashkimit Evropian, reagojnë nga Ministria e Punëve të jashtme të Maqedonisë, pas përgjigjes nga ana e Greqisë ndaj letrës së kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kryeministri propozoi bisedime në komisione të nivelit të lartë, për zgjidhjen e çështjes së emrit. Sipas burimeve të gazetës “Dnevnik”, në përgjigjen që Samaras ia ka kthyer Gruevskit, shkruan se nuk ka nevojë për takime, sepse Greqia nuk është ajo që i bllokon eurointegrimet e Maqedonisë, por vetë Bashkimi Evropian nuk lejon që Maqedonia të ecë përpara.

Lajme të ngjashme

Back to top button