BE sheh sinjale pozitive për zgjidhjen e kontestit të emrit

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri në Bashkimin Evropian, Catherine Ashton, në pyetjen e agjencisë MIA, theksoi se Komisioni Evropian edhe njëherë potencon se kontaktet dypalëshe dhe udhëheqësve të tyre politik, janë të mira për zgjedhjen e çështjes së emrit.

“Ka shpresë se iniciativa e fundit e ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, për bisedime formale me moment të ri, mund të sjellin përparim në lidhje me çështjen e emrit. Në këtë kontekst, Komisioni Evropian ka përshëndetur raportet nga kontaktet e fundit mes FYROM-it dhe Greqisë”, theksoi Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Catherine Ashton.

Lajme të ngjashme

Back to top button